Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 28.07.2024 përmes rrugëve operative ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në një lagje të qytetit të Gjilanit.
Njësitet policore kanë arritur që të lokalizojnë vendin e ngjarjes ku kanë takuar të dyshuarin B.J. (viti i lindjes 1971, mashkull kosovar) i cilët dyshohet se gjatë një ahengu familjar (dasmë) ka shtënë me armë zjarri.
Nga i dyshuari në këtë rast janë konfiskuar një (1) armë e llojit ES Ecol e kalibrit 9mm dhe njëmbëdhjetë (11) gëzhoja të kalibrit 9mm. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Me urdhër të Prokurorit të Shteti i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’./Arbresh.info/

PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës