Policët e Komunikacionit Rrugor dhe policët e stacionit të Ferizajt kanë zbatuar planin e veprimit ” Motoçikleta 2024″.
Gjatë patrullimeve dhe pikave të kontrollit policia ka ndaluar disa persona, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.
Sot gjatë ditës në Ferizaj janë shqiptuar 61 gjoba për kundërvajtje të ndryshme të shkaktuara në komunikacion, ndërsa janë konfiskuar edhe 27 motoçikleta dhe skuterë ndaj drejtuesve, të cilët nuk kanë poseduar dokumentacion të rregullt.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në komunikacionin rrugor, me synim parandalimin e aksidenteve dhe apelojmë tek drejtuesit e motoçikletave që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e komunikacionit rrugor dhe të pajisen me dokumentacion të nevojshëm./Arbresh.info/

E bujshme: Galatasaray nis kontaktet me mesfushorin e Real M...
Një qytet në Japoni mbylli gati 100 shkolla sepse një ari u ...
Vazhdon numërimi, këta janë 10 më të votuarit nga Aleanca
Rama për Reuters: Shqipëria do vazhdojë ndërtimin e resortit...
Mourinho dëshiron ta përforcojë edhe krahun e majtë të mbroj...
Palatova e Zyrës së BE: Urime Kurtit për fitoren dhe partive...