Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ishte në Paris ku mori pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach.
Kurti gjendet në kryeqytetin e Francës duke shprehur mbështetje për sportistët e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit me anë të një komunikate për media
“Sporti shërben si një kujtesë e fuqishme për pengesat që mund të kapërcehen për të arritur gjëra të mëdha, dhe që në të njëjtën kohë na bën bashkë. Kosova është gjithmonë krenare që është pjesë e ngjarjeve të këtilla, u shpreh kryeministri Kurti” – thuhet në komunikatë.
Sot do të fillojnë Lojërat Olimpike, ndërsa do të garojnë nëntë sportistë kosovarë. /Arbresh.info
Në korrik nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Re...
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...
Limaj vendos logon e PDK-së në profil
‘Salah e preferon më shumë stilin e Slot se sa atë të Klopp-...