Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se si kryetare e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së e ka kontaktuar drejtorin e kësaj Agjencie, Petrit Ajetin, për tu informuar për vërtetësinë e lajmeve të qarkulluara se AKI është e përfshirë në lajmin e transmetuar në RTK të marrë nga medium boshnjak “Slobodna Bosna”.
Musliu në një postim në Facebook ka theksuar se drejtori i AKI-së është deklaruar se nuk është i përfshirë në këtë rast.
“Në bazë të përgjigjejes zyrtare të Drejtorit Ajeti, deklaroj se AKI nuk është e përfshirë dhe nuk ka të bëjë me këtë rast.
Si kryetare e Komisionit Mbikqyrës Parlamentar ftoj Prokurorinë Speciale të intervistoj Drejtorin e RTK 1, Rilind Gërvallën dhe të zbardhë këtë rast, përndryshe kjo çështje po e dëmton jo vetëm reputacion e AKI-së, por indirekt edhe sigurinë nacionale!”, ka shkruar Musliu.
Milaim Zeka dënohet me një vit burgim me kusht për shmangie ...
Lojtari i Arsenalit i hapur të largohet nga klubi pasi fitoi...
Ademi, Mickoskit dhe Filkovit: Pse jeni kaq kundër gjuhës sh...
Irani shqyrton dërgimin e ministrit të Jashtëm në takimin e ...
Haxhiu: FSK është një nga dëshmitë më të qarta të rrugës që ...
Alarm nga Policia: Një klikim i vetëm po ua zbraz qytetarëve...