Egnatia do të luajë ndeshjen e kthimit me Vikingur të enjten e ardhshme në orën 20:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
“Elbasan Arena”, që ishte shtëpia e rrogozhinasve në ndeshjen e turit të parë në Champions League, është njëkohësisht dhe stadium i Partizanit në Europë, e duke qenë se dhe të kuqtë do të luajnë ndaj Iverias në të njëjtën datë po në Elbasan, Egnatia u detyrua që të gjente një shtëpi të re.
Edhe pse fillimisht UEFA dha miratimin që ndeshja të luhet në Rrogozhinë, aty ku stadium po rikonstruktohet e po shtohet një tribunë e re, klubi islandez nuk është dakordësuar që ndeshja të luhet në orën 17:00, duke reklamuar temperaturat e larta në vendin tonë.
Më pas është gjetur gjuha e përbashkët që kjo përballje e raundit të dytë të kualifikueseve të Conference League të luhet në Shkodër.
“Loro Boriçi” do të presë takimin e datës 1 gusht, ku do të përcaktohet dhe skuadra që do të avancojë në raundin e tretë të kualifikueseve të Conference League./ss
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...
Dy gola nga penalltitë, nuk sjell fitues ndeshja e parë gjys...