Ministri i Bujqesisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka vizituar vëllëzërit Lahu nga fshati Gllamnikë në komunën e Podujevës, ku përmes programit për zhvillimin rural, ata kanë shëndrruar djerrinën në një plantacion me mjedra në vlerë financiare prej 53,000 euro.
Me anë të një postim në Facebook, Peci ka thënë se kjo sipërfaqe me 88 ari me mjedër pritet që këtë vitë të japë deri në 10 ton rendiment.
“Në një sipërfaqe prej 88 ari shtrihet plantacioni me mjedër, i cili pritet që këtë vit të japë deri në 10ton rendiment. Ky investim ka mundësuar që e gjithë familja Lahu të punësohet duke plotësuar zinxhirin e funksionimit të agrobiznesit të tyre”, shkroi ai.
Ndër të tjera, Peci tha se kjo histori le të sherbejë se si vulë e vërtetësisë së qeverisjes së bazuar në meritokraci.
“Le të shërbejë kjo histori suksesi si vulë e vërtetësisë së qeverisjes së bazuar në meritokraci, transparencë, zhvillim e përkushtim”, pohoi ministri./Arbresh.info




Kurti për manipulimin me vota: Ka mundësi për gabime teknike...
Pretendimet për mashtrim me dronin “Skifter”, Kurti: Nuk mun...
Kurti: Para zgjedhjes së presidentit Kuvendi duhet t’i ratif...
Kurti deklarohet për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqe...
Kurti thekson nevojën për opozitën, tregon se ka takuar Osma...
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve