Një cisternë nafte me flamur Filipine që mbante 1.4 milionë litra naftë industriale u përmbys dhe u mbyt në ujërat e Manilës, njofton ANSA.
Këtë e raportuan autoritetet filipinase, duke specifikuar se po përpiqen të frenojnë një derdhje.
“Ne ia dolëm të shpëtonim 16 nga 17 anëtarët e ekuipazhit, një është zhdukur”, tha ministri i Transportit Jaime Bautista në një konferencë. Erërat e forta dhe dallgët e larta po pengojnë përpjekjet e reagimit, tha Bautista.
Anija u mbyt në gjirin e Manilas, gati shtatë kilometra (4.3 milje) nga brigjet e komunës Limay në provincën Bataan, pranë kryeqytetit, në orët e hershme të mëngjesit. MT Terra Nova “u përmbys dhe përfundimisht u zhyt”, tha Roja Bregdetare Filipine në një raport.
Roja Bregdetare tha se po heton “nëse ka pasur një shqetësim moti në zonë kur ndodhi incidenti.
Një derdhje nafte është zbuluar dhe personeli i mbrojtjes së mjedisit detar është mobilizuar për të ndihmuar në frenimin e tij. Frika për një fatkeqësi mjedisore./rtsh.al /
Kurti në Gjakovë: Listat më parë ngjanin në transaksione int...
Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranë...
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap dre...
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...