Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili është në përfundim të mandatit të tij, ka folur për përpjekjet e Serbisë që të krahasojë sulmin terrorist në Banjskë me vrasjen e një polici serb nga një i arratisur nga burgu kosovar.
Ai thotë se për BE-në këto raste janë krejtësisht të ndryshme dhe e potencon se grupi i sulmit terrorist në Banjskë ishte i organizuar.
“Ato dy raste janë krejtësisht të ndryshme dhe mendoj se nuk duhet të krahasohen për ne. Veprimtaria e grupit kriminal të Banjskës ishte e organizuar. Por Banjska u krye qartazi nga një grup i mirorganizuar kriminal dhe kjo vërtetohet nëse shikoni madhësinë në numrin e personave të përfshirë, numri i makinave të konfiskuara, numri i armëve dhe municioneve. Kjo nuk është qartësisht e krahasueshme me aktivitetet e një individi, qartësisht dihet se ka qenë një kriminel dhe i cili pak më parë është arratisur nga burgu”, tha ai për eo.
Më 19 korrik, autoritetet serbe thanë se e kishin është vrarë Faton Hajrizin, i dyshuari për vrasjen e një polici në Serbi dhe plagosjen e një tjetri. Që nga 6 korriku, Faton Hajrizi kishte qenë në kërkim nga autoritetet e Kosovës, pasi ishte arratisur nga burgu i Smerkonicës.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot