Në terminalin doganor në Mitrovicë janë deklaruar për zhdoganim disa dërgesat.
Sipas njoftimit, malli i deklaruar përbëhej nga “motoçikleta kuad me katër rrota”, të cilat ishin të ngarkuara në automjetin bartës, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë kontrollimit fizik të pakove me gjëra personale jo komerciale, zyrtarët doganor ka zbuluar mallra të ndaluara, përfshirë:
– Shpata luftarake – 5 copë
– Thikë rreth 20 cm e gravuar
– Revole me gaz marka Colt Government 1911 A1 me katër paketime kapsulla metalike 4.5 mm -1 copë.
– 50 copë mbushje me gaz 12 gram CO2”, thuhet tutje
Rasti është dorëzuar Policisë së Kosovës për hetime të mëtejshëm.
“Dogana e Kosovës mbeten të përkushtuara në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e sigurisë publike, duke siguruar që asnjë mall i ndaluar të mos kalojë përmes kufijve tanë.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon