Kampionati Evropian U-19 për vajza që po zhvillohet në Lituani ka mbërritur në momenti kulminant ku të mërkurën do të mësohen dy finalistët e kësaj gare.
Angli – Spanjë dhe Holandë – Francë janë dy gjysmëfinalet e Kampionatit Europiani U-19 për vajza, teksa UEFA ka përcaktuar edhe gjyqtaret e ndeshjes për dy sfidat, përcjell Arbresh.info.
Drejtësi në takimin Holandë – Francë do të vendosë gjyqtarja shqiptare Emanuela Rusta.
Asistentet e saj do të jenë Fie Bruun dhe Giulia Tempestilli.
Ndërsa në rolin e arbitres së katërt është emëruar Silvia Gasperotti.
Gjyqtarja shqiptare Emanuela Rusta ka gjykuar disa ndeshje në arenën europiane ku vlen për t’u veçuar takimi SL Benfica W – Barcelona W, në UEFA Women’s Champions League si edhe ndeshja Zvicër – Hungari, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatin Europian për vajza.
Ndërsa të mërkurën për herë të parë do të vendosë drejtësi në një sfidë gjysmëfinale ku do përcaktohet finalisti i Kampionatit Europian U-19 për vajza.
Gjysmëfinalja Holandë – Francë e vlefshme për Kampionatin Europian U-19 për vajza do të luhet të mërkurën më datë 24 korrik, në ora 17:00, në stadiumin “Darius & Girenas Stadium” në Lituani.
I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punë...
Besimi i biznesit gjerman rritet papritur, ndërpret një seri...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit...
Rama fton kryeministren e Japonisë në Shqipëri për Samitin e...
Ulutash dhe Fronda diskutojnë për situatën e sigurisë në Kos...
Maguire i dëshpëruar pasi s`do të jetë në Botëror