Shqipëria renditet e para në rritjen e turizmit duke lënë pas vende të tjera si Greqia apo Turqia, sopas raportit të Komisionit Evropian.
Përqindja e rritjes së turizmit në Shqipëri është 86 për qind, ndërsa Greqia e ka rritjen 25 për qind në krahasim me vitin 2019.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Shqipëria turistike konfirmohet përsëri si një histori e bukur sukses.
“Ja dhe klasifikimi i komisionit europian të udhëtimeve që tregon mbi bazën e fluksit të hyrjeve në vendet e europës, rritjen ose rënien e prurjeve të turistëve në secilin nga vendet, ku Shqipëria turistike konfirmohet përsëri si një histori e bukur suksesi”, shkruan Rama.
Gjini: Për ne kjo është një nisje e jashtëzakonshme
Përfundon numërimi i votave në Junik, fiton AAK
Prokuroria: 17 raste penale, 5 persona të ndaluar nga proces...
BE-ja paralajmëron Shqipërinë për projektin e lidhur me Kush...
Përsëritet skena tronditëse, Eriksen rrëzohet sërish në fush...
Trump: Nuk garantova që nuk do të ketë luftë