Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka reaguar pas sulmit ajror të ushtrisë izraelite në portin e Hodeidah të Jemenit, si kundërpërgjigje ndaj rebelëve Houthi, të cilët të premten, lëshuan dron në Tel Aviv.
Netanyahu e konsideroi të suksesshëm operacionin e kryer nga IDF dhe IAF, shkruan The Times of Israel.
“Goditëm objektiva 1700 kilometra larg kufijve tanë”, tha kryeministri Netanyahu.
“Unë kam një mesazh për armiqtë e Izraelit – mos u gaboni për ne. Ne do të mbrojmë veten në çdo mënyrë, në çdo front. Kushdo që na dëmton do të paguajë një çmim shumë të rëndë për agresionin e tij”, shtoi Netanyahu.
Netanyahu gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të rrisë masat kundër Iranit dhe përfaqësuesve të tij./abcnews.al
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media