Tre fëmijë, një tinejxher, dy gra dhe një burrë kanë vdekur si pasojë e një zjarri që dyshohet se ishte i qëllimshëm, i cili përfshiu një bllok banesor në Nicë të Francës. Ndërkaq, nga tymi kanë pësuar edhe 30 persona të tjerë. Të gjithë viktimat ishin anëtar të një familjeje.
Shtatë persona kanë humbur jetën, përfshirë tre fëmijë dhe një tinejxher si pasojë e një zjarri që përfshiu katet e sipërme të një blloku banesor në qytetin e Nicës në Francë në orët e para të së enjtes.
Prokurori lokale ka thënë se zyrtarët po hetojnë shkaktimin e këtij zjarri si një zjarrëvënie të qëllimshme.
Kryebashkiaku i këtij qyteti ka thënë se kanë pamje të cilat tregojnë qartë se zjarri është shkaktuar nga derdhja e benzinës nëpër shkallë nga persona që kishin veshur bluza me kapuç.
“Zjarri ka nisur në katin e shtatë, u ka thënë gazetarëve Damnien Martinelli prokurori I qytetit. Kam nisur hetimet për vdekjet e shkaktuara nga zjarrëvënia e qëllimshme, ka thënë Martinelli,.
Sipas raportimeve lokale, të gjitha viktimat ishin pjesë e së njëjtës familje ndërsa fëmijët që humbën jetën ishin të moshës 5, 7 dhe 10 vjeç. Viktima ishin edhe një tinejxher, dy gra dhe një burrë.
Si pasojë e zjarrit, përveç viktimave, edhe 30 persona tjerë kanë pësuar nga thithja e tymit.
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...