Gjermania po planifikon të përgjysmojë ndihmën ushtarake për Ukrainën vitin e ardhshëm, nga rreth 8 miliardë euro në rreth 4 miliardë euro, sipas një projektbuxheti të miratuar nga qeveria.
Ministri i Financave, Christian Lindner, tha se financimi i Ukrainës ishte “i sigurt për të ardhmen e parashikueshme” për shkak të një skeme të grupit G7 të vendeve të pasura për të mbledhur 50 miliardë dollarë nga interesat mbi asetet e ngrira ruse.
Gjermania është donatori i dytë më i madh ushtarak i Ukrainës, pas SHBA-së. Në vitin 2024, buxheti i Berlinit për Kievin është vendosur në rreth 7.5 miliardë euro.
Ulja e planifikuar e ndihmës vjen mes frikës në Ukrainë dhe midis aleatëve të saj evropianë se fondet e SHBA mund të shkurtohen apo edhe të ndalen nëse Donald Trump fiton presidencën në zgjedhjet e nëntorit.
Edhe pse ndihma ushtarake për Ukrainën pritet të reduktohet, buxheti i mbrojtjes së Gjermanisë për vitin 2025 do të rritet me 1.3 miliardë euro në 53.25 miliardë euro.
Kjo është ende më pak se 6 miliardë euro për të cilat ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius kishte kërkuar.
Në përgjithësi, Gjermania po planifikon të përmbushë objektivin prej 2% të shpenzimeve të PBB-së për mbrojtjen, siç kërkohet nga aleanca e NATO-s./abcnews.al
Haaland: Unë di një rekord, dhe ai është rekordi i golave të...
KQZ-ja i jep tender sërish kompanisë që printoi me gabime fl...
Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në...
FSK-ja realizon kursin “Medik Luftarak”
Tragjedi në Marok, shemben 2 ndërtesa, të paktën 19 viktima
Osmani e pret Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë...