Deri në ora 16:00 në Programin Gjuhë Shqipe kanë aplikuar 137 studentë (85% më shumë se vitin e kaluar), kurse në Programin Letërsi Shqipe kanë aplikuar 102 studentë (94% më shumë se vitin e kaluar).
Kështu bëri të ditur ministrja e Arsimit, Arbërië Nagavci me anë të një postimi në Facebook.
Kryeministri Albin Kurti tha se ky është numri më i lartë i aplikimeve në vitet e fundit, gjatë të cilave ishte shënuar një trend në rënie i interesimit për të studiuar në këto dy programe.
Ai tha se këtij lajmi i gëzohemi edhe për faktin që nga ky vit për herë të parë MASHTI po ofron bursa vjetore prej 1 mijë euro për studentët që regjistrohen në këto dy programe.
“Ai është edhe dëshmi që këto bursa kanë dhënë rezultate pozitive në rritjen e interesimit për të ndjekur studimet në Gjuhë dhe Letërsi.”, u shpreh ai.
Tutje ai i ka uruar suksese në procesin e pranimit dhe studime të mbara të gjithë studentëve të rinj të Universitetit të Prishtinës./Arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...