AS Roma zyrtarizon afrimin më të ri, portierin Mathew Ryan.
Përmes faqes zyrtare, klubi “verdhezi” bën me dije se ka firmosur për një sezon me 32-vjeçarin australian, i cili kalon me parametra zero te kryeqytetasit e Italisë.
“Ryan numëron mbi 300 paraqitje në Europë ndërmjet kampionateve kombëtare dhe kompeticioneve të UEFA-s. Ai ka luajtur në Belgjikë, Spanjë, Angli, Danimarkë dhe Holandë. Me Australinë ai luajti në tre Kupa Bote 2014, 2018 dhe 2022. Te ‘verdhezinjtë’ ai do të veshë fanellën me numrin 98 ‘Mirë se vjen në Romë, Mat!’”- njofton Roma.


Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...