Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, i ka bërë thirrje Faton Hajrizit të dorëzohet dhe ka shtuar se nëse Faton Hajrizi do ta bëjë një gjë të tillë vullnetarisht do ta ketë më të lehtë ballafaqimin.
Dibrani në një intervistë në T7 ka treguar se Faton Hajrizi ka qenë edhe në pritje të përgjigjes për kërkesën që kishte bërë për punë jashtë burgut.
“Nuk jam i sigurt, por s ka i burgosur që nuk angazhohet. Është sektori i bujqësisë janë me dhjetëra hektarë ku punohet ku të dënuarit angazhohen. Pos kësaj të burgosurve u mundësohet të punojnë edhe jashtë.Siç jam i informuar Fatoni ka qenë në pritje të përgjigjes se edhe ka bërë kërkesë për të punuar jashtë burgu.I bëjë thirrje Fatonit, që shumë më mirë, do të ishte për të nëse ai do të paraqitej vullnetarë në qendrën korrektuese të Dubravës për ta vuajtur dënimin.Natyrisht nëse ai dorëzohet vullnetarisht, do ta kishte me të lehtë ballafaqimin me të gjitha procedurat. Shërbimi korrektues nuk është institucion ndëshkues por rehabilitues”, ka thënë Dibrani.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...