Banorët e lagjes Mati 1 saktësisht në rrugën “Bedri Berisha” tash e një kohë nuk kanë pasur ujë.
Në adresën e portalit Arbresh.info, një qytetar është shprehur se nuk ka pasur informacione nëse do të ketë reduktime.
Lidhur me këtë, portali Arbresh.info ka kontaktuar Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “KRU Prishtina”.
Zëdhënësja e kësaj kompanie, Arjeta Mjeku tha se problemi ka qenë te niveli i ulët të ujit në kanalin e Ibër Lepencit.
Sipas saj, kjo ka filluar të stabilizohet.
Ajo ka shtuar se kërkesa e lartë për ujë po sjell vështirësi me furnizim normal.
“Deri në orët e vona kemi pasë probleme me nivelin e ulët të ujit në kanalin e Iber Lepencit, por tash ka filluar të stabilizohet edhe pse kërkesa e lartë për ujë po na sjellë vështirësi ne furnizim normal me ujë sidomos ne pikat e larta.”, tha ajo./Arbresh.info/
Rubio: Irani mund të diskutojë për herë të parë programin bë...
Hoxha takon Kos: Vlerësimi pozitiv i IBAR pasqyron përpjekje...
Haxhiu: Partneriteti me Italinë vazhdon në rrugën e përbashk...
Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për patrullim të përbash...
Projekti i SHKK-së në top 5 të Evropës
AIP thirrje partive: Mbroni të dhënat e qytetarëve gjatë fus...