Ministrit i Bujqesisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, shkoi për të parë nga afër se si po ecin punët në Mamushë tek depot e Tefik Tac dhe se falë Ministrisë së Bujqësisë dhe investimeve në këtë komunë mbi 10 milionë euro, janë ngritur kapacitetet prodhuese dhe grumbullusese të perimeve.
Peci gjatë vizitës në këtë komunë, tha se rendimenti mesatar ditor që dorëzohet në këtë pikë grumbulluese e tejkalon peshën prej 100 ton, shkruan Arbresh.info.
“Depot dhe pikat grumbulluese sigurojnë ruajtjen e produktit dhe eksportin e tyre në vendet e rajonit dhe Bashkimit Evropian” – ka shkruar Minstri në një postim në Facebook.
Bujqit në këtë zonë sipas sezonës, në këtë pikë grumbulluse dorëzojnë domaten, specat, trangujt, trangujt kornishona dhe lakrat.
Sipas ministrit Peci, përmes këtyre investimeve, plotësohet zinxhiri i funksionimit nga ferma në tryezë por edhe nga toka e Kosovës në tryezat e vendeve të Bashkimit Evropian. /Arbresh.info
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë