Më shumë se një vit pas prezantimit të transkriptimit të mesazheve zanore në iOS, WhatsApp më në fund po e sjell këtë veçori edhe në Android.
Përdoruesit e Android beta kanë tashmë funksionin e transkripteve të mesazheve zanore të WhatsApp.
Bëhet e ditur se funksioni është i disponueshëm për disa përdorues në versionin beta 2.24.15.5 të WhatsApp, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Siç tregohet në pamjen e bashkangjitur të ekranit, disa testues beta tashmë mund të aktivizojnë veçorinë e transkriptimit për mesazhet zanore hyrëse dhe dalëse.
Për ta përdorur atë, do t’ju duhet të shkarkoni një paketë shtesë të dhënash për të siguruar privatësinë tuaj.
Në fakt, këto transkripte zanore krijohen direkt në pajisjen tuaj, kështu që askush tjetër nuk mund të dëgjojë mesazhet tuaja zanore ose të lexojë transkriptet.
Aplikacioni popullor i mesazheve nuk ka ndarë ende asnjë detaj të prezantimit, por pritet që funksioni të prezantohet javëve të ardhshme.
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...