Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka kritikuar vendimin e SHBA-së për të dërguar avionë luftarakë në Ukrainë, ndërsaë e cilësoi NATO-n si një “bandë lufte”.
Zakharova tha se planet për të ofruar avionë luftarakë F-16 në Ukrainë tregojnë se Shtetet e Bashkuara po udhëheqin një “bandë lufte” që lufton Rusinë.
Reagimi i përfaqësueses ruse erdhi pas deklaratës së sotme të sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken, i cili tha se grupi i parë i avionëve luftarakë F-16 tashmë është nisur drejt Ukrainës nga Danimarka dhe Holanda, të cilët do të fluturojnë mbi qiellin e Ukrainës këtë verë.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se ndërsa flasim, transferimi i avionëve F-16 nga Danimarka dhe Holanda në Ukrainë është duke u zhvilluar, tha kryediplomati amerikan, duke folur në margjinat e samitit të NATO-s.
“Këta avionë do të fluturojnë në qiellin e Ukrainës këtë verë,” shtoi ai./abcnews.al
KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë
Bashkimi godet fuqishëm, transferon Adrio Baileyn
E rëndë në Australi, një burrë humbet jetën pasi u sulmua ng...
Albion Rrahmani gjen golin e radhës në Çeki
I shpëtoi sulmit rus, ambasadori shqiptar: Raketa depërtoi e...
Presidentja e Komisionit Evropian: Iranit s’duhet t’i lejohe...