Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka demantuar deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se gjoja “dronët bajraktarë kanë vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe. Nga ky dikaster thuhet se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk koordinon operime me dronë jashtë kufijve të vendit.
Në një përgjigje me shkrim për The Geopost, Ministria e Mbrojtjes thekson se qëllimi i kapaciteteve të saj është mbështetja e operacioneve brenda territorit të Kosovës.
“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të saj ka njësinë e Sistemeve Ajrore pa Pilot. Kjo njësi është e dizajnuar për të operuar me Fluturaket Pa Pilot dhe normalisht realizon operime edhe me dronët TB2.
“Nuk qëndron lajmi që ne operojmë apo koordinojmë me ndokënd operime jashtë kufijve të Kosovës. Qëllimi i kapaciteteve tona ajrore është mbështetja e operacioneve brenda territorit të Kosovës”, deklaron Ministria e Mbrojtjes.
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...
Remzie Osmani arrin shifër të ‘çmendur’ në Spotify