Tashmë janë kompletuar të gjitha përballjet për fazën çerekfinale që zhvillohen nga fundi i kësaj jave.
Ndeshjet në 1/8 e finales ishin me shumë befasi, ku veçohet eliminimi që i bëri Zvicra, Italisë me rezultat 2-0.
Në anën tjetër, favoritët nuk e patën aspak të lehtë përballë kundërshtarëve të tyre dukshëm me më pak cilësi, por ia arritën disi të kalonin në çerekfinale.
Kur jemi tek kjo fazë, tashmë kemi datat se kur luhen përballjet dhe orarin e tyre.
Gjermani – Spanjë
Ndeshja e parë që e nisë fazën çerekfinale do të jetë ajo në mes të Gjermanisë nikoqire dhe Spanjës dhe fillon më 5 korrik në ora 18:00 në Shtutgart.
Portugali – Francë
Më vonë po atë ditë (5 korrik), nga ora 21:00, do të jetë dueli tjetër mes gjigantëve dhe finalistëve të Euro 2016, Portugalisë dhe Francës.
Angli – Zvicër
Më 6 korrik sërish do të kemi përballje interesante, kur nga ora 18:00, do të përballen Tre Luanët me Helvetikët.
Holandë – Turqi
Po në këtë datë do të luhet edhe takimi mes Tulipanëve dhe turqve, një duel i forcave të barabarta, duke shikuar për një ndeshje spektakolare. /Telegrafi/
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos
Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për p...
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...