Ministria e Ekonomisë e Republikës së Kosovës (ME) planifikon të zhvillojë tenderët e parë në Kosovë për energji prej erës për një kapacitet total prej rreth 150 MW, së bashku me Këshilltarin e Transaksion të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (International Finance Corporation – IFC) si këshilltar kryesor i transaksionit, si dhe me përkrahje nga Aktiviteti për Energji të Qëndrueshme i USAID-it (ESA).
Sipas njoftimit, këto projekte do të zbatohen përmes dy tenderëve të njëpasnjëshëm me kapacitet prej rreth 75 – 100 MW secili, në lokacione të papërcaktuara. Secili tender do të përbëhet nga dy faza – Kërkesa për Kualifikime (KPK) dhe Kërkesa për Propozime (KPP), shkruan Arbresh.info.
“Me qëllim të informimit të ofertuesve potencialë me informacionin përkatës për kërkesat e parashikuara në mënyrë që ata të mund të ndërmarrin hapat e duhur për të përgatitur aplikacionin e tyre për tenderin e planifikuar, Ministria e Ekonomisë e Republikës së Kosovës ka publikuar një Përmbledhje informative. Ky dokument paraqet kriteret e parashikuara të cilat do të përcaktohen në fazën e Kërkesës për Kualifikime (KPK) të tenderit, duke përfshirë kërkesat që kanë të bëjnë me fizibilitetin e projektit si dhe kërkesat që kanë të bëjnë me përvojën dhe kapacitetet e ofertuesit.”, thuhet në njoftim.
“Megjithatë, kërkesat e renditura në përmbledhje nuk janë përfundimtare dhe mund të rishikohen si dhe të shtohen kritere shtesë në momentin e lansimit zyrtar të tenderit(ëve) kur të publikohet dokumentacioni përfundimtar i tenderit.”, thuhet tutje.
Ministria e Ekonomisë kërkesa për Kualifikime për tenderin e parë parashikohet të publikohet në tetor të vitit 2024 dhe ofertuesit e parakualifikuar do të ftohen të dorëzojnë propozimet në fillim të vitit 2025.
Ndërsa Kërkesa për Kualifikime për tenderin e dytë pritet të publikohet në vitin 2025.
“Ministria e Ekonomisë e Republikës së Kosovës planifikon të shfrytëzojë fondet nga Instrumenti për Aftësi Rimëkëmbëse dhe Qëndrueshmëri i Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për të ndihmuar në zhvillimin e këtij kapaciteti për energji të erës prej 150 MW. ME planifikon të bashkëinvestojë në projektet e energjisë së erës sipas skemës së Partneritetit Publiko-Privat (PPP), me qëllim të uljes së rrezikut për investitorët privatë. Projekteve të suksesshme do t’u jepet një Marrëveshje afatgjatë për Blerjen e Energjisë Elektrike (MBE) e barazuar fizikisht.”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e ministrisë./Arbresh.info/
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...