Trepça ’89 po bëhet gati për një sezon tjetër në Ligën e Parë duke synuar Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra nga Mitrovica ka zyrtarizuar timonierin e ri të ekipës i cili është Xhengis Rexhepi, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e Trepçës ’89 përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Rexhepi ka një karrierë me mjaft përvojë duke drejtuar skuadra të njohura në futbollin kosovar si Feronikeli, Dukagjini, Llapi e Liria.
Ndërkohë ai ka qenë pjesë e stafit të kombëtares së Maqedonisë së Veriut dhe klubit të njohur turk Sivasspor.
Me Rexhepin në stol Trepça ’89; kërkon të inkuadrohet në Superligë./Arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar