Shefi i diplomacisë evropiane në largim Josep Borell ka konfirmuar se javën e ardhshme do të zhvillohet një takim mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe të Serbisë, Petar Petkoviq.
Borrel ka thënë se dy kryenegociatorët do të shkojnë në Bruksel për hapa konkret për zbatimin e Marrëveshjes, shkruan Arbresh.info.
“Këtë javë prita presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti në Bruksel, për mbledhjen e njëmbëdhjetë të Dialogut Beograd-Prishtinë gjatë mandatit tim. Ndërsa progresi ka qenë i ngadalshëm, disa hapa përpara janë bërë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. BE-ja mbetet e përkushtuar për të ndihmuar, por në fund, ajo ka nevojë për guximin, vizionin dhe vullnetin politik të liderëve të të dyja palëve”, ka shkruar Borrell.
“Diskutimet ishin të vështira si kurrë më parë dhe në fund nuk pati as një takim kokë më kokë mes Presidentit dhe Kryeministrit. Serbia ishte e gatshme të takohej, por Kosova më kërkoi që të kaloja një sërë parakushtesh. Aktualisht, qëndrimet e dy palëve mbeten shumë larg njëri-tjetrit. Megjithatë, puna do të vazhdojë: Kryenegociatorët e Palëve ranë dakord të vijnë në Bruksel javën e ardhshme për të përpunuar hapa konkretë për të zhbllokuar zbatimin e Marrëveshjes”, thotë Borrell në një tekst autorial të publikuar në faqen zyrtare te Unionit Europian EEAS. /Arbresh.info/
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...