Nisin për herë të parë misionin e tyre dronët Bayraktar. Imazhet e para të tyre janë përcjellë edhe nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
“Krenarë të ndajmë ndajmë sot imazhet e para nga dronët #Bayraktar. Këta dronë, teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, po rrisin ndjeshëm aftësitë tona të mbikëqyrjes dhe sigurisë. Një hap i madh përpara në mbrojtjen kombëtare”, shprehet Ministri Peleshi.
Prej disa muajsh Forcat e Armatosura shqiptare kanë në zotërim 3 dronë Bayraktar, të blerë në Turqi në bazë të një marrëveshje mes dy vendeve.
Këta dronë janë të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar. Ata do të shërbejnë edhe për monitorimin e territorit dhe imazhet e tyre do të jenë në shërbim të institucioneve të shtetit. Ky është një tjetër hap i rëndësisëshëm në modernizimin e FA të Shqipërisë, në përmbushje të detyrimeve të Aleancës së NATO-s./euronews.al
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...