Volumi i licencave të eksportit për pajisje ushtarake të lëshuara nga qeveria gjermane në gjysmën e parë të 2024, arriti në të paktën 7.48 miliardë euro, pjesa dërrmuese e të cilave ishin të destinuara për Ukrainën.
Bazuar në të dhënat zyrtare, qeveria gjermane ka autorizuar eksportin e mallrave ushtarake me vlerë të paktën 7.48 miliardë euro nga 1 janari deri më 18 qershor.
Armët përbënin 5.52 miliardë euro nga kjo shumë, e ndjekur nga 1.96 miliardë euro për pajisjet e tjera ushtarake. Shifra totale është 30 për qind më e lartë se vlera e armëve të eksportuara në gjysmën e parë të 2023.
Në të njëjtën kohë, pothuajse dy të tretat e eksporteve, 65 për qind, ose 4.88 miliardë euro ishin të destinuara për Ukrainën
Pesë përfituesit më të mëdhenj të armëve gjermane përfshijnë gjithashtu Singaporin (1.21 miliardë euro), Indinë (153.75 milionë euro), Arabinë Saudite (132.48 milionë euro, për herë të parë pas një kohe të gjatë) dhe Katarin (100 milionë euro).
Vitin e kaluar, eksportet gjermane të armëve arritën një nivel historik prej 12.2 miliardë euro, duke përfshirë 4.4 miliardë euro në shitjet e armëve në Ukrainë.
Në tre muajt e parë të vitit 2024, Gjermania miratoi eksportet e armëve në Ukrainë me vlerë 3.54 miliardë euro./abcnews.al
Kurti: Mospajtimet me SHBA-në kanë qenë vetëm për qasjen nda...
Ramadani pas humbjes nga Alkmaari: Ishte ndoshta kundërshta...
Meloni nxjerr në ankand edhe shallin e Edi Ramës
Shtëpia e Bardhë përcjell zhgënjimin e Trumpit me Ukrainën d...
Pas largimit nga Peja, Malcolm Armstead i bashkohet Bashkimi...
Rexhepi alarmon OSBE-në: Shqiptarët në Luginë përballen me b...