Policia e Kosovës ka raportuar se në bazë të urdhëresës së gjykatës kompetente, në koordinim me inspektorët farmaceutik, kanë kontrolluar tri barnatore në tri lokacione-pronë e të dyshuarit.
Gjatë këtij kontrolli, janë gjetur e konfiskuar 144-paketime të barnave të ndryshme.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
“Pejë / 27.06.2024. Në bazë të urdhëresës së gjykatës kompetente, njësitet policore në koordinim me inspektorët farmaceutik, kanë kontrolluar tri barnatore në tri lokacione-pronë e të dyshuarit kosovar. Gjatë kontrollit janë gjetur e konfiskuar 144-paketime të barnave të ndryshme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...
Haziri: Gara e vërtetë në këto zgjedhje, mes Osmanit dhe Kur...
Airbus e Air France shpallen fajtore për tragjedinë me 228 v...
Bogujevci: 1.5 milion euro për restaurimin e Xhamisë `Mulla ...
Abdixhiku zotohet: Me LDK-në në Qeveri nuk do të ketë rritje...
Kurti diskuton me katër kongresistë amerikanë për rezolutën ...