Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka shprehur kundërshtimin e këtij subjekti ndaj tri projektligjeve që po shqyrtohen në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës: Projektligjit për Këshillin Prokurorial, atë për Zyrtarët Publikë si dhe për Komisionin e Pavarur për Media.
Sipas Tahirit, këto projektligje përbëjnë një rrezik serioz për lirinë e mediave, pavarësinë e gjyqësorit dhe sigurinë juridike të zyrtarëve publikë.
“Nuk mund të vazhdonim të qëndronim në seancën e sotme të Kuvendit ku po tentohej të kaloheshin tri projektligje që rrezikojnë lirinë e mediave, pavarësinë e gjyqësorit dhe sigurinë juridike të zyrtarëve publikë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Ai tutje theksoi se PDK-ja “nuk mund të bëhet palë e një qeverie që, përmes Kuvendit të Kosovës, po përpiqet të ushtrojë kontroll autoritar, të frikësojë dhe të kapë mediat, gjyqësorin dhe administratën publike”.
Projektligjet për Komisionin e Pavarur të Mediave, për Zyrtarët Publikë dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), nuk morën shumicën e votave për t’u tërhequr nga rendi i ditës, siç kërkuan deputetët opozitarë, e si rrjedhojë këta të fundit braktisën seancën e sotme të Kuvendit.
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund...
ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt ...
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!