Me të arritur në Kosovë, pas qëndrimin në Bruksel, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Komunën e Dragashit, e cila u prek dje nga vërshimet e ujit të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut.
Me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në takimin e zhvilluar me Kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, kryeministri Kurti i falënderoi institucionet lokale për angazhimin e tyre dhe ofroi ndihmën e tij dhe të institucioneve qendrore në tejkalimin e rimëkëmbjen nga dëmet e shkaktuara, për të cilat do të ketë vlerësim adekuat nga komisioni përkatës. “Qeveria do të jetë pranë jush dhe pranë qytetarëve”, u shpreh ai.
Kryetari Xheladini e njoftoi kryeministrin mbi situatën në teren dhe dëmtimet e evidentuara në infrastrukturë, për të cilat tha se ka nevojë për ndërhyrje urgjente dhe falënderoi atë për vizitën dhe ministrin Krasniqi për bashkëpunimin dhe komunikimin e rregullt.
Nga aty, bashkë, u nisën për të vizituar zonat e prekura nga vërshimet e djeshme të shkaktuara nga reshjet e shiut./Arbresh.info






Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen
Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinë...
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina...