Spanja mundi Italinë me rezultat 1-0 në derbin e turit të dytë të Grupit B, ku siguroi vendin e parë në grup dhe kalimin në 1/16.
Në minutën e 55-të, Nico Williams depërtoi dhe harkoi, Alvaro Morata gjuajti dhe nuk shënoi, por topi u godit nga Riccardo Calafiori dhe shkoi në rrjetë.
Gjatë gjithë 90 minutave shikuam dominimin absolut të La Royas dhe është një mrekulli e vërtetë që Italia kaloi me vetëm një gol në rrjetë. Spanjollët humbën një numër të madh rastesh në këtë ndeshje dhe raporti i gjuajtjeve ishte 21-3 në favor të tyre. Në xhiron e fundit të hënën në orën 21:00, Spanja do të luajë me Shqipërinë.
Nico Williams, 21 vjeçar, ka luajtur aq mirë dhe ka qenë mbresëlënës në krahun e majtë në dy ndeshjet e para. Giovanni Di Lorenzo thjesht nuk kishte asnjë zgjidhje se si ta mbante yllin e ri të Athletic Bilbaos, gjë që u apostrofua në mediat italiane.
Williams mund të kishte shënuar golin e dytë të ndeshjes, por gjuajtja e tij fantastike pas një driblime të bukur u ndal nga shtylla.
Sigurisht që Williams u zgjodh lojtari i ndeshjes dhe që të nesërmen e kontaktuan dy gjigantë anglezë që do të donin ta sillnin këtë verë.
Siç raportojnë të gjitha mediat angleze, Arsenali dhe Chelsea kanë shfaqur publikisht interes dhe klauzola e dëmshpërblimit prej 55 milionë eurosh nuk është problem për këto dy klube.
Ndryshe nga Barcelona, e cila gjithashtu dëshiron Williamsin, por nuk i ka ato para. /Telegrafi/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar