UEFA njoftoi këtë të premte se, në përputhje me nenin 31.4 të Rregullores së saj disiplinore , ka emëruar një Inspektor të Etikës dhe Disiplinës për të kryer një hetim për sjellje të mundshme raciste dhe/ose diskriminuese nga tifozët gjatë ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë të mërkurën e kaluar, në Hamburgu.
UEFA po heton më konkretisht thirrjet kundër Serbisë dhe Maqedonisë nga tifozët kroatë dhe shqiptarë. Organizata më e lartë ndërkombëtare do të hetojë edhe sjelljen e pretenduar të papërshtatshme të lojtarit shqiptar Mirlind Daku, i cili pas ndeshjes, e cila përfundoi në barazim 2-2, përdori megafonin dhe shoqëroi thirrjet e tifozëve.
E mediumi spanjoll, AS raporton se dy federatat do të gjobiten me para, kurse Daku do të suspendohet për disa ndeshje dhe nuk do të luajë ndaj Spanjës
“UEFA ka njoftuar se në orët në vijim do të ketë një vendim për këtë çështje, por normale është që të dyja Federatat marrin një sanksion të konsiderueshëm financiar dhe Daku me siguri do të dënohet me disa ndeshje, ndaj nuk do të luajë kundër Spanjës të hënën e ardhshme. Shqipëria duhet të fitojë për të kaluar në fazën tjetër”, thuhet në artikullin e AS./ge
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...