Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka kërkuar homologut të tij francez, Emmanuel Macron që çështja e Kosovës të mbetet lart në agjendën e Bashkimit Evropian.
“Përderisa Evropa po kalon një periudhë tranzicioni dhe pasigurie, unë theksova rëndësinë e vazhdimësisë në zgjidhjen e çështjeve me rëndësi për Serbinë, veçanërisht në lidhje me Kosovën dhe kushtet në të cilat jeton komuniteti serb i privuar nga e drejta”.
Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Macron.
“E ritheksova se kjo çështje duhet të vazhdojë të zërë një vend të lartë në agjendën e BE-së, me angazhim të fortë diplomatik që synon realizimin përfundimtar të Marrëveshjes së Brukselit dhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, si bazë për ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe garantimin e sigurisë. për popullin serb”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Presidenti serb ka thënë se i ka kërkuar Macronit që “të qëndrojë pranë Serbisë në rrugën e saj të vështirë drejt ruajtjes së paqes dhe stabilitetit, pavarësisht nga të gjitha vështirësitë me të cilat përballet në atë rrugë”./rtk
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar