Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se ka paraqitur ankesën e radhës në UEFA lidhur me përsëritjen e sjelljes me retorikë nacionaliste dhe raciste së tifozëve serbë në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit C në Euro 2024, ndërmjet Sllovenisë dhe Serbisë, që u zhvillua sot pasdite në Munih.
“FFK dënon thirrjet e tilla nacionaliste dhe vendosjen e flamurit serb me hartën e Kosovës me mbishkrimin “S’ka dorëzim”. Përsëritja e sjelljeve të tilla në stadiumet e futbollit edhe pas dënimeve të UEFA-së është e papranueshme, por njëherësh kërkon edhe rigorizitet më të madh nga organet vendimarrëse të UEFA-së”, thuhet në komunikatën e FFK-së.
Sipas FFK-së, mesazhet e tilla me retorikë shoviniste janë skandaloze, në kundërshtim me vlerat që përçon sporti dhe minojnë parimet bazë të UEFA-së.
“I bëjmë thirrje edhe një herë organeve të UEFA-së që të jenë rigoroze ndaj përsëritjeve mesazheve të tilla armiqësore ndaj vendit tonë, si anëtar i barabartë me të gjitha vendet e tjera në familjen e futbollit evropian dhe njëherësh nga organizatorët që të rrisin vigjilencën për të mos lejuar shfaqjen e mesazheve të tila”, thuhet tutje në komunikatë.
FFK thekson se do të vazhdojë të promovojë vlerat e vërteta të futbollit dhe unitetin e respektin ndaj të gjithë të përfshirëve në futboll.
Do theksuar se organet e UEFA-së e kanë dënuar dje Federatën e Futbollit të Serbisë me 10 mijë euro gjobë për shkak të mesazheve dhe thirrjeve kundër Kosovës në ndeshjen e parë që Serbia e zhvilloi kundër Anglisë.
Portieri i Ajaxit tentoi të tallej me djaloshin që mbledh to...
FSK në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i r...
Nga shkëndija e parë në Zvicër te “Zjermi” i Shqipërisë – kr...
Parashikimi i motit për vikend, vranësirat shpërndahen të sh...
Gëzim Plakolli, kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës
Trump thotë se njerëzit po vuajnë nga uria në Gaza