Sot u mbajt takimi me anëtarët e bordit të drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), të cilët përfaqësojnë shtetet anëtare nga Evropa, Amerika, Azia dhe Afrika.
Përfaqësuesit u mirëpritën nga Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Pjesëmarrës në takimin ishin edhe Drejtori i BERZh-it për Ballkanin Perëndimor, Matteo Colangeli, si dhe përfaqësues të Zyrës së BERZh-it në Kosovë.
Në fjalën e tij hapëse të takimit, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi ndikimin e BERZh-it për realizimin e objektivave zhvillimore të Kosovës. Gjithashtu, ai përmendi disa nga sukseset e arritura nga Kosova, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit.
Ministri Murati theksoi rolin e BERZh-it në zbatimin e projekteve, që nxisin zhvillimin ekonomik, duke përmendur projektet aktuale si, ato të tranzicionit energjetik, infrastrukturës dhe mjedisit. Ministri Murati gjithashtu theksoi memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar këtë vit ndërmjet BERZh-iy dhe Qeverisë së Kosovës për zbatimin e strategjisë së BERZh-it për Kosovën 2022-2027, ku si objektiva të kësaj strategjie janë zhvillimi i sektorit privat, transportit dhe digjitalizimit.
Nga ana e saj, Ministrja Rizvanolli nënvizoi se, energjia është prioritet i përbashkët i të dyja palëve dhe ndau objektivat në këtë fushë, veçanërisht në ndërtimin e kapaciteteve të reja, duke siguruar se çmimet e energjisë mbeten të përballueshme. Zëvendësdrejtori i BERZh, Jan Willem van den Wall Bake, shprehu në emër të bordit të drejtorëve të BERZh-it vullnetin dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, duke përmendur disa nga prioritetet e BERZh-it për investime në Kosovë.
Zëvendëskryeministri Bislimi i falënderoi pjesëmarrësit për bisedën produktive, si dhe iu dëshiroi qëndrim të frytshëm në Kosovë përfaqësuesve nga BERZh-i./Arbresh.info

Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...