Dy aktivistë të klimës nga organizata Just Stop Oil depërtuan në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar Stansted pranë Londrës në orët e para, duke hedhur bojë portokalli mbi avionët private.
? JUST STOP OIL PAINT PRIVATE JETS HOURS AFTER TAYLOR SWIFT’S LANDS
? Jennifer and Cole cut the fence into the private airfield at Stansted where @taylorswift13‘s jet is parked, demanding an emergency treaty to end fossil fuels by 2030.
? Donate — https://t.co/UwALfVtRmR pic.twitter.com/aORdvUuQmU
— Just Stop Oil (@JustStop_Oil) June 20, 2024
Në orën 5 të mëngjesit, dy gra, përkatësisht të moshës 22 dhe 28 vjeç, kaluan gardhin me tela të aeroportit dhe hynë në zonën ku aktualisht është parkuar avioni i përdorur nga Taylor Swift.
Dy aktivistët hodhën bojë portokalli mbi dy avionët dhe pak minuta më vonë ata u arrestuan. Just Stop Oil bën thirrje për t’i dhënë fund shfrytëzimit të lëndëve djegëse fosile deri në vitin 2030.
Dje, aktivistët hodhën gjithashtu bojë mbi monolitet e monumentit të Stonehenge në Angli, teksa përgatitet të mirëpresë mijëra vizitorë për solsticin e verës./abcnews.al
Prokurori i Shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për parabu...
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...
Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...