“Një proces që do ta quaja reformimi i mëtejshëm i policisë, erdhi momenti për një ligj të ri, që të garantojë një sistem karriere brenda policisë, i cili të ndërlidhet me rezultatet në punën e secilit prej punonjësve. kemi propozuar reduktim të numrit të gradave brenda gjithë nivelit të strukturës në polici, që të hapim më shumë mundësi të rinjve që të bëjnë përpara në karrierën e tyre deri në nivelet më të larta, pa harruar fokusin si ministër edhe pjesa e trajtimit të duhur financiar dhe vlerësimit të punës. Ka një moment tjetër që lidhet me një ndarje përfundimtare të bllokimit të çdo lloj ndërhyrjeje sa i përket procesit të emërimeve. Kemi krijuar struktura të reja brenda drejtorisë së përgjithshme të policisë që bëjnë vlerësimin dhe ndihmojnë drejtorin e përgjithshëm në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve dhe kemi futur edhe konceptin e mandatit.”, tha ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla./abcnews.al
Hiqen tabelat e ekspozitës për masakrat, Rama: Kërkojmë përg...
Hysen Durmishi: Shkëlzen Gashi u përjashtua nga Lëvizja Vetë...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...