Ambasada Amerikane në Kosovë, ka deklaruar se SHBA-ja është e përkushtuar në mbështetjen e viktimave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.
Përmes një postimi në “X”, me rastin e Ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, nga ambasada bëhet thirrje të “qëndrojmë së bashku për një botë pa dhunë dhe konflikte”.
“Këtë Ditë ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, le të qëndrojmë së bashku për një botë pa dhunë dhe konflikte që u mundëson grave dhe vajzave të ushtrojnë të drejtat e tyre njerëzore dhe të përfaqësohen dhe të udhëheqin vendimmarrjen. Dhuna seksuale e lidhur me konfliktin nuk është një pasojë e pashmangshme e luftës – ajo mund dhe duhet të parandalohet. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur viktimat dhe të mbijetuarit e kësaj dhune”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së.
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...