Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq pas takimit të mbrëmshëm me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se përshtypja e tij është se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do ta formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
“Kjo është përshtypja ime, nuk mund të them se është mesazh zyrtar i Miroslav Lajçakut, por kam krijuar përshtypjen se Kurti nuk mendon ta formojë Asociacionin. Deri në fund të këtij viti askush nuk e sheh as planin e aktiviteteve të tij në formimin e Asociacionit, kështu që nuk hyj në gjëra të përgjithshme, cila do të ishte përmbajtja e atij Asociacioni”, tha ai para gazetarëve në Athina, raporton Tanjug.
Vuçeviq tha se nuk mund të thotë se është më optimist pas bisedës me Lajçakun apo se ka marrë disa garanci se Kosova ka vullnet shtesë për të qetësuar situatën në terren, por tha se Lajçak do të vizitojë Beogradin shumë shpejt dhe do të bisedojë me presidentin Aleksandar Vuçiq.
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...
‘Si kolona zanore e një filmi’, Associated Press rendit Shqi...
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...