Holanda triumfoi 2-1 me përmbysje përballë Polonisë në ndeshjen e parë në Euro 2024.
Gakpo dhe Weghorst realizuan golat e fitores për tulipanët, të cilët shkojnë më të qetë në duelin e radhës ndaj Francës me 21 qershor.
“Shënuam 8 gola në dy miqësoret përgatitore, ndërkohë që përballë Polonisë duhet të kishim realizuar të paktën 4 gola! E më pas të gjithë do të shpreheshin se jemi në të njëjtin nivel me Gjermaninë.
Kam parë disa ndeshje të Evropianit dhe kam vënë re një ngjashmëri mes skuadrave. Si për shembull në qarkullimin e topit, ku disa ekipe kanë një përqindje të lartë të mbajtjes së topit.
Ndoqa Italinë kundër Shqipërisë, të kaltrit u shfaqën shumë sulmues, skuadër që mban topin dhe shtyn përpara. Të shohim se çfarë do të ndodhë në vijim, por jam i sigurt që do të jetë një Evropian fantastik”, deklaroi trajneri Ronald Koemann.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...