Borussia Dortmund ka konfirmuar se mbrojtësi qendror Mats Hummels do të largohet nga klubi si lojtar i lirë.
Largimi i Hummels vjen një ditë pas njoftimit për largimin e trajnerit Edin Terzic nga drejtimi i ekipit, të cilët ishin finalistë të Champions League.
“Ishte një nder dhe gëzim i madh të luaja për Dortmundin për kaq gjatë”, ka thënë Hummels.
Drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl, ka shprehur keqardhjen për largimin e Hummels, duke theksuar rëndësinë e tij për ekipin.
“Me Mats ne pa dyshim po humbasim një personalitet të jashtëzakonshëm, ndoshta i fundit i këtij lloji në futboll”, ka thënë Kehl. “Ai ka qenë një lider në fushë dhe jashtë saj, dhe kontributi i tij do të mbetet i paharruar.”/rtk
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...