(2) Gjyqtarja Afërdita Bytyqi refuzon kërkesat e mbrojtjes së Hasanit dhe të tjerëve për hedhje poshtë të aktakuzës.
“Kjo çështje duhet të kalohet në shqyrtim gjyqësor dhe të procedohen provat e propozuara nga prokuroria si dhe nëse do të ketë edhe prova tjera me qëllim që të zbardhet dyshimi i bazuar nëse të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen,” tha gjyqtarja Bytyqi.
Mbrojtja ka të drejtë ankese ndaj këtij aktvendimi, raporton Kallxo.com.
————————————————————————————
(1) Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar shqyrtimi fillestar i seancës së dytë ndaj ish – kryetarit të i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani. Bashkë me të janë të akuzuar edhe dy të tjerë.
Seanca e parë ka filluar më 27 nëntor 2005.
Enver Hasani akuzohet për mashtrim në detyrë për veprime që dyshohet se ka kryer sa ishte rektor i Universitetit të Prishtinës.
Hasani akuzohet për falsifikim të kontratës për përkthimin e librave në gjuhën shqipe, shkruan Koha Ditore.
Lidhur me këtë rast më 31 korrik 2015, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për veprën penale “Mashtrimi në detyrë”, kundër të pandehurve Enver Hasani, ish rektor i Universitetit të Prishtinës Hakif Veliu, ish shef i zyrës së prokurimit në UP dhe Albert Rakipi drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare nga Tirana.
IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije
Man City ‘gjunjëzohet’ në Norvegjezi, pëson disf...
Prishtina mposhtet pëson humbjen e radhës në ENBL, mposhtet ...
Kurti në Davos: Kosova dhe Shqipëria janë një komb, krahasim...
Bahamasi heq vizat për Kosovën
Dueli i titanëve/ Inter – Arsenal, publikohen formacionet zy...