Mbrëmë rreth orës 21:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Personi i dyshuar gjendet në kërkim policor. Me urdhër të prokurorit është hapur rast për vrasje në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe posedim i narkotikëve.
“Prishtinë / 13.06.2024 – 21:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje me disa persona, e ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dal nga shtëpia kishte shtënë me armë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalur edhe prokurori. Personi i dyshuar gjendet në kërkim policor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Të shtëna me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, policia jep detaje
Konjufca merr mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për aspir...
Enrique paralajmëron para ndeshjes me Chelsean: Motivimi i t...
Ndalohen dy persona në Mitrovicë të Veriut, nën dyshim për d...
Tifozët e Galatasarayt i kushtojnë koreografi Osimhenit, nig...
KFOR dhe personeli mjekësor në Obiliq, me trajnim për shpëti...
Mbrojtësi i Barçës me shqetësime muskulore, në dyshim për nd...