Trepça njoftoi mbrëmë se Drilon Hajrizi do të jetë kapiten i skuadrës, pas pensionimit të Valdrin Haxhiut nga basketbolli aktiv.
Kjo nxiti reagim të madh tek një pjesë e tifozëve të Trepçës dhe tifogrupit “Torcida”, shkruan Arbersh.info.
Ndërkohë para disa minutave nuk ka munguar reagimi publik i tifogrupit mitrovica.
Përmes këtij reagimi “Torcida” shkruan se nuk do të jetë më e pranishme në ndeshjet e skuadrës mitrovicase.
“Përulje për tifogrup nënkupton mos prezenca në ndeshjet e klubit të zemrës , prandaj Torcida me anëtarët besnik si dhe nëngrupet e saj nuk do të jetë prezent në tribunën e saj të cilën në asnjë formë nuk e ka braktis asnjëher, por ja që në momentet më kulmore të klubit na është pregaditë një gjë e tillë, përderisa aj të na përfaqsoj si kapiten i klubit tonë të zemrës. Edhe ashtu në gara europiane e besa edhe ato vendore synimi dhe dëshira e të gjithë akterëve vendimarrës në basketboll është që botën Ultras dhe funksionimin e tifozerive në këtë mënyrë ta eleminoj krejt, Ky qëndrim nuk nënkupton tendenc për destabilizim të askujt, as faktorizim e as protagonizëm, faktor është TREPÇA, askush tjetër , Kurrë”, shkruhet ndër të tjera në reagimin e tifogrupit mitrovicas.
Kujtojmë se Drilon Hajrizi është bërë pjesë e Sigal Prishtinës vite më parë dhe një status i tij në Facebook atëbotë ka bërë që tifozëria të irritohet me lojtarin në fjalë dhe kjo është arsyeja kryesore pse “Torcida” nuk e do Hajrizin kapiten të klubit.
STATUSI I DRILON HAJRIZIT në vitin 2016

Trepça këtë sezon pati edicionin më të mirë në histori të klubit ku arriti ti fitojë katër trofetë e mundshëm në basketboll.
Teksa pa përkrahjen e lojtarit të gjashtë do t’a gjej vetën në një edicion të ri ku pjesmarrjen në Fiba Europe Cup e ka të siguruar, por që do të kërkoj suksesin që nuk e ka arritur asnjë skuadër kosovare, kualifikimin në Champions League./Arbresh.info/
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë