Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA bashkë me autoritetet gjermane po përgatiten për mbi 50 mijë tifozë shqiptarë që të marrin pjesë në ndeshjen e parë të Shqipërisë në EURO 2024 kundër Italisë në Dortmund.
Sipas burimeve të ESPN, ky është kontingjenti më i madh udhëtues i çdo kombëtareje tjetër, përveç vendit pritës, që është Gjermania.
Ndeshja në mes Shqipërisë dhe Italisë do të luhet në Signal Iduna Park i cili është stadiumi i Borussia Dortmundit, i cili ka një kapacitet prej 82 mijë vendesh, por stadiumi do të ketë një kapacitet të reduktuar në 62 mijë, transmeton Klankosova.tv.
Shumë banorë shqiptarë në Gjermani kanë blerë biletat për paraqitjen e parë të Shqipërisë në Kampionatin Evropian, ndërsa kampionia e Evropës në fuqi, Italia pritet të mbështetet nga më pak se 10 mijë tifozë për shkak të shumicës dërrmuese të biletave të blera nga tifozët shqiptarë.
E papritur – Moza puth në buzë Ilir Shaqirin në Ferma ...
65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit
Trump kërcënon Iranin: Marrëveshje ose do ta përfundojmë pun...
Burg për personin që grabiti materiale muzikore të papubliku...
PDK ende se ka publikuar listën, Totaj thotë se u përfshinë ...
Hajnat vjedhin para nga kasaforta në një depo në Obiliq