Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli u ka uruar Ditën e Çlirimit të gjithë qytetarëve.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli tha se kjo është festa më sublime e popullit tonë, shkruan Arbresh.info.
“Të gjithë popullit të Kosovës dhe çlirimtarve, urime dhe të gëzoni përvjetorin e pavarësisë me dëshirat më të mira dhe më të sinqerta për prosperitetin tuaj dhe mirëqenien ekonomike. 12 Qershori 1999, që njihet edhe si “Dita e çlirimit të Kosovës nga okupatori” është festa më sublime e popullit tonë dhe me meritë e feston çdo fëmijë, plak e i ri, grua apo burrë, krishter, musliman e kushdo qofte ai.”, ka shkruar ai.
Pacolli mes të tjerash kërkoi që kjo ditë të jetë në regjistrin e festave zyrtare të Kosovës gjë për të cilën thotë se e ka ngritur zërin disa herë.
“Mirëpo, kjo ditë nuk është ditë në regjistrin e festave zyrtare të Kosovës dhe vazhdon të mbetet ende “në hije” ashtu si pikturat e mbuluara në Kuvendin e Kosovës. Për këto dy çështje shumë herë e kam ngritur zërin, por askush nga lidershipi pozitar nuk deshi të dëgjojë. Shpresojmë në të ardhmen…”, ka shkruar mes të tjerash ai./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?