Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka deklaruar se nëse plani i armëpushimit i mbështetur nga SHBA dhe OKB nuk përparon, atëherë sipas tij, Hamasi do të jetë fajtor.
Blinken tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kishte “riafirmuar angazhimin e tij” ndaj propozimit kur ata mbajtën bisedime në Jerusalem ditën e hënë.
Gjithashtu, Blinken e përshkroi si një “shenjë shpresëdhënëse” përgjigjen e Hamasit ndaj rezolutës së miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së të hënën, duke mbështetur atë që kishte njoftuar presidenti Biden.
Rezoluta vuri në dukje se Izraeli kishte pranuar atë që Biden kishte paraqitur dhe i bëri thirrje Hamasit të bënte gjithashtu të njëjtën gjë.
Nga ana e tij, Hamasi lëshoi një deklaratë të martën duke përshëndetur se “çfarë përfshihej” në rezolutë.
Por Blinken tha se përgjigja e Hamasit nuk ishte përfundimtare, duke shtuar se “ajo që ka rëndësi” është ajo që thuhet nga udhëheqja e Hamasit në Gazë, “dhe kjo është ajo që ne nuk e kemi ende”.
Nëse propozimi nuk do të procedohej, atëherë ishte “në dorën e tyre”, tha ai./rtsh.al/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...