Policia e Kosovës ka gjobitur një 24 vjeçar në magjistralen Ferizaj-Shtime, i cili me veturën e tij po po bënte gara të shpejtësisë me një veturë tjetër.
Ndaj tij policia ka shqiptuar gjobë prej 400 eurosh, katër pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 10 muaj.
“Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj me datën 11.06.2024 rreth orës 01:13 në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime , saktësisht në fshatin Koshare të Ferizaj ka ndaluar shoferin : Ç.F (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili me veturën e tij po bënte gara të shpejtësisë me një veturë tjetër, duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, duke zhvilluar shpejtësi 118 km/h në zonën e kofizimit 50 km/h.
Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 400 euro, 4 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 10 muaj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa, shoferi i veturës tjetër Peugeot me targa vendore ka lënë veturën në rrugë dhe është larguar në drejtim të panjohur, për të cilin policia është në kërkim të tij.
Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë./Arbresh.info/
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...
Gimbo bëhet pjesë e BBVA, tregon se çka i tha Gjesti për loj...
Qumështi qëndron i freskët deri në 3 ditë më gjatë nëse ruhe...
Bëjeni këtë deri në fund të janarit dhe në pranverë do të ke...
A mund ta kontrollojë mendja imunitetin? Studiuesit zbulojnë...