Një paln i paraqitur nga presidenti i SHBA-së Joe Biden për armëpushimin në Rripin e Gazës u pranua nga Këshilli i Sigurimit. Forumi më i fuqishëm i OKB-së votoi në Nju Jork (10.06.2024) rezolutën përkatëse. 14 vende anëtare e miratuan atë, ndërsa Rusia, si fuqi me të drjetë vetoje, abstenoi.
“Sot ne votuam për paqen”, tha ambasadorja e SHBA-së, Linda Thomas-Greenfield në përfundim të seancës së votimit. Këshilli i Sigurimit gjithashtu dërgoi “një mesazh të qartë në adresë të Hamasit: Prano këtë marrëveshje armëpushimi, që është parashtruar në tryezë”. Izraelindërkohë e ka pranuar marrëveshjen, “dhe luftimet mund të përfundojnë sot, nëse Hamasi bën të njëjtën gjë”, tha Thomas-Greenfield.
Plani parashikon fundin e luftimeve në Rripin e Gazës në tri faza si dhe lirimin e pengjeve të rrëmbyera nga milicët terroristë të Hamasit në këmbim me palestinezë të burgosur. Sipas SHBA-së deri tani Hamasinuk e ka pranuar këtë plan. Një një miratim të qartë publik deri tani nuk ka pasur as nga qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Thirrje për zbatim “pa vonesë dhe pa kushte”
Rezoluta është e detyrueshme në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Ajo shpjegon, që Izraeli e ka pranuar planin dhe i kërkon Hamasit militant-islamik të bëjë të njëjtën gjë. Në tekst të gjitha palëve u bëhet thirrje me këmbëngulje që ta zbatojnë planin “pa vonesë dha pa kushte”.
Është hera e njëmbëdhjetë qëkurse ka nisur lufta në Rripin e Gazës, që Këshilli i Sigurimit i OKB-së voton për një rezolutë lidhur me këtë konflikt. Vetëm katër projektrezouta janë pranuar.
Projektrezoluta u paraqit në fund të majit
Projekti ambicioz për një marrëveshje i propozuar në fund të majit nga presidenti amerikan Biden parashikon fillimisht një armëpushim të plotë dhe të pakufizuar fillimisht për gjashtë javë, Në këtë periudhë duhet të lirohen një grup i caktuar i pengjeve. Në këmbim do të lirohen edhe palestinezë, që janë burgosur në Izrael.
Në fazën pasuese luftimet do të mbyllen në afatgjatë dhe do të lirohen edhe pengjet e tjera. Në fazën e fundit, sipas projekrezolutës, duhet të nisë puna për rindërtimin e Rripit të Gazës.
Në rezolutën Këshillit të Sigurimit të OKB-së theksohet, se do t’i përmbahet vizionit për zgjidhjen me dy shtete, ku izraelitët dhe palestinezët të jetojnë në paqë krahas njeri-tjetrit. Për këtë është e rëndësishme Jordani Perëndimor dhe Rripi i Gazës sërish të bashkohen nën drejtimin e udhëheqjes së autorietit palestinez të autonomisë. Qeveria e Izraelit aktualisht e refuzon prerazi këtë./Dw
Persona të panjohur prerë pyllin e një qytetari në Zubin Pot...
Ligjvënësit francezë votojnë pro ndalimit të përdorimit të r...
Sulmohen dy zyrtarë të Ekonomisë Pyjore në Han të Elezit, ka...
Vidhet një veturë nga servisi në Komoran, policia po heton r...
Policia gjen substanca narkotike në Qendrën Korrektuese të D...
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit